Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.
Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në Gjakovë, ku kryefamiljari dyshohet se ka rrahur fëmijën e tij 8-vjeçar, derisa ishte në gjendje të dehur.
Sinjali mëson se rasti është denoncuar edhe në Polici, me ç’rast është zbuluar se i dyshuari ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj fëmijës.
Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim, kurse fëmijët janë dërguar te gjyshërit.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që i njëjti të ndalohet dhe ndaj tij të iniciohet rasti për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.