Rukiqi hedh poshtë pretendimet e qeverisë: Inflacioni është ngadalësuar, por çmimet nuk janë ulur

Rukiqi hedh poshtë pretendimet e qeverisë: Inflacioni është ngadalësuar, por çmimet nuk janë ulur

Qeveria është duke u mburrur se të dhënat e fundit lidhur me inflacionin.

Por është ekonomisti në LDK, Berat Rukiqi, që e hedh poshtë një “sukses” të tillë.

“Inflacioni është ngadalësuar, çmimet nuk janë ulur, përkundrazi disa po rriten (sidomos nafta dhe produktet ushqimore). Manipulimi statistikor nuk ka të ndalur. Një shifër të ngadalësimit të inflacionit, në një muaj të vetëm, qeveria po e quan sukses”, ka shkruar Rukiqi, njofton KlanKosova.tv.

“Kur inflacioni shënonte shifra rekord, ndër më të lartat në botë, qeveria e trajtonte si problem global dhe jo si problem të brendshëm. Me kokëfortësi dhe arrogancë refuzonte çdo propozim per zbutje të problemit të rritjes së çmimeve.

Rukiqi ka thënë se edhe tek rezerva shtetërore menaxhimi ka qenë i keq.

“Edhe një masë të ndërmarrur, intervenimin në rezerva shtetërore, e ka bërë keq, e ka bërë duke i vjedhur të njëjtat. Të paditur, mashtrues dhe hajna”.

Related Articles