Drejtori ekzekutiv i televizionit Klan Kosova, Barlet Imami, e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Komerciale për shtyrje të vendimit të nxjerrë nga Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve.
Në llogarinë e tij në Facebook, Imami ka shkruar se vendimet e orkestruara s’i mundin vendimet profesionale të gjykatave.
“Aktvendimi i gjykatës për Klan Kosovën është vërtetim i asaj që vendimet e orkestruara politike nuk kanë bazë dhe forcë që t’i mundin vendimet profesionale të gjykatave”, ka thënë Imami.