Ballkani jep spektakël ndaj Larnes dhe kualifikohet në rrethin tjetër të Ligës së Konferencës

Ballkani jep spektakël ndaj Larnes dhe kualifikohet në rrethin tjetër të Ligës së Konferencës

Ballkani ka kaluar në rrethin tjetër kualifikues për në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, pasi ka mposhtur Larnen me rezultat 4-1.

Ndeshja e parë kishte përfunduar 3-0 në të mirë të kampionit të Kosovës.

Ishte minuta e 18-të e takimit kur Lindon Emërllahu u detyrua ta lëshonte fushën shkaku i një lëndimi dhe në vend të tij u fut Albin Rrahmani.

Kaluan vetëm dhjetë minuta nga inkuadrimi i sulmuesit dhe ai asistoi te Nazmi Gripshi për rezultatin 1-0.

Dyshja sërish kombinuan, për të dyfishuar epërsinë e Ballkanit në minutën e 37-të.

Pjesa e dytë nisi edhe më mire për skuadrën nga Suhareka, pasi shënoi për 3-0 me anë të Rrahmanit (46’) me një asistim të Edvin Kuç.

Por, Larne ia doli të shënonte golin e vetëm të takimit, kur realizuan nëpërmjet Bonis në minutën e 59-të.

Mirëpo, Ballkani nuk u ndal me kaq dhe shënoi edhe golin e katërt, kur Meriton Korenica asistoi te Almir Kryeziu në minutën e 66-të.

Ballkani me këtë fitore (7-1 rezultati i përgjithshëm) kalon në rrethin tjetër të Ligës së Konferencës, duke synuar ta përsëris suksesin e vitit të kaluar kur shkuan në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Related Articles