Ka ndërruar jetë pas një jave, 33-vjeçar shqiptar Jetmir Pemaj, i cili u plagos me thikë gjatë një përleshjeje mëngjesin e 27 Korrikut në Wolverhampton, në Angli.
Pemaj u plagos rëndë së bashku më një 20-vjeçar, por ai nuk mundi dot t’i mbijetonte plagëve të marra pavarësisht trajtimit intensiv.
Shqiptari u qëllua dy herë me thikë në Harrow Street, Whitmore Reans, për motive të cilat ende nuk dihen.
Në lidhje ngjarjen e rëndë ështaë arrestuar nga autoritetet britanike Lucious Ëinchester, 24 vjeç, nga Quinton, Birmingham, i cili akuzohet për vrasje dhe tentativë vrasjeje.
Vrasja e 33-vjeçarit tronditur fort familjen e shqiptarit, të cilët e përshkruajnë Jetmirin si një djalë, vëlla dhe partner të dashur.
“Jetmiri ishte një djalë, vëlla dhe partner i dashur. Ai ishte shumë i dashur dhe do t’i mungojë shumë të gjithë familjes dhe miqve të tij”, shkruan një prej të afërmve në rrjete sociale.
/Euronews Albania/