1,184 operacione janë kryer për gjashtë muajt e parë të vitit në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Për këtë periudhë, siç njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar janë kryer edhe shërbime të tjera.
“Poashtu, mjekët dhe stafi i infermierëve të klinikës kanë kryer rreth 2 mijë e 500 vizita ambulantore, 216 ERCP, 106 gastroskopi, 99 kolonoksopi dhe shumë shërbime të tjera të kirurgjisë abdominal”, thuhet në njoftim.