Prishtina u trondit mbrëmjen e 4 gushtit nga të shtënat me armë në lokalin Bon Vivant, pas një konflikti verbal mes disa të rinjve. Në këtë rast ka mbetur pa shenja jete një person ndërsa 17 të tjerë janë lënduar, 7 prej tyre janë plagosur.
Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës bëjnë të ditur se personi që ka ndërruar jetë është Kastriot Ramadani, 39-vjeçar.
Lajmin për vdekjen e 39-vjeçarit e ka konfirmuar shefi i repartit intensiv në QKUK, Shaqir Uka.
“Nga informacionet qe kam nga ekipa kujdestare e Mjekimit Intensiv, 1 pacient që ka marrë plagë nga plagosja e mbrëmshme pas intervenimit kirurgjik është sjell për trajtim të mëtutjeshëm në Mjekumin Intensiv. Pacienti në fjalë edhe përkundër të gjithë trajtimit kirurgjik dhe terapisë intensive nuk ka arritur të iu mbijetoj plagëve dhe ka ndërruar jetë në orët e hershme tē mëngjesit”, ka deklaruar Shaqiri.
Sinjali mëson ekskluzivisht se në këtë rast dyshohet se është i përfshirë edhe Andi Pajaziti, i njohur me nofkën “Italiani”.
Sinjali po ashtu ka mësuar se personat e tjerë që mbetën të lënduar janë A.A., L.S., G.H., A.G dhe N.N. (Emra të njohur për redaksinë).