Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e ka quajtur mesazh të mirë vendimin e gjykatës për personin që u dënua për kërcënimin që i bëri asaj para rreth një viti.
Megjithatë, Musliu theksoi se ky është një dënim i ulët dhe do të ankohet.
“Çka është e rëndësishme personi në fjalë është përballur me drejtësinë, ky është mesazh i mirë për ata që kërcënojnë dhe shantazhojnë deputetët apo secilin qytetarë të Republikës së Kosovës”.
“Më vjen mirë që ky person po përballet me drejtësinë në Kosovë. Unë mendoj që dënimi i shqiptuar nga gjykata është dënim i ulët, dhe në bashkëpunim me avokatin do të parashtrojmë ankesë”, u shpreh Musliu në InfoMagazine.
Ajo tregoi edhe problemet që ka pasur që nga kërcënimi.
“Duke pasur parasysh se personi në fjalë është një qytetar i Zvicrës, dhe duke i njohur ligjet e Evropës, paramendoni se çka do të ndodhte sikur ai ta kërcënonte një deputet në Zvicër. Për shkak të stresit dhe presioni që më ka shkaktuar nga dhjetori i vitit të kaluar dhe deri tani që flasim”.