Zekic: Mourinho më gëzoi, ia heq kapelën për gjestin që bëri

Zekic: Mourinho më gëzoi, ia heq kapelën për gjestin që bëri

Roma ka mundur 2:1 Partizanin në një ndeshje miqësore në Tiranë. Ndeshja u shënua nga një lëvizje e ndershme e trajnerit të Romës, Jose Mourinho në fund të lojës, kur ai nxori jashtë loje Houssem Aouar, në mënyrë që skuadrat të ishin numerikisht të barabarta.

Preka i Partizanit u lëndua në minutën e 78-të dhe Zekic bëri të gjitha zëvendësimet deri atëherë. Duke qenë se ishte një ndeshje miqësore, ai donte të negocionte me gjyqtarët rikthimin në fushë të Sabit Bilalit të zëvendësuar më parë, por gjyqtarët nuk e lejuan këtë. Mourinho e zgjidhi situatën me një lëvizje epike.

“Sapo Mourinho e kuptoi se çfarë ndodhi me mua, pasi nuk kisha të drejtë për zëvendësim, ai vendosi të nxirrte lojtarin e tij në mënyrë që ne të luanim 10 kundër 10 në fushë. Një lëvizje e vërtetë e madhe. Përshëndetje për të,” tha Zekiç për Index.hr.

“Unë iu afrova dhe i thashë që nuk kishte nevojë për një lëvizje të tillë, por ai insistoi. Ia heq kapelen”, shtoi trajneri kroat.

“Jam shumë i lumtur që lojtarët tanë të rinj patën mundësinë të luajnë kundër një ekipi kaq të madh. Është një gjë e madhe të luash kundër Romës, një skuadër e udhëhequr nga një prej trajnerëve më të mirë të të gjitha kohërave. Organizimi i ndeshjes ishte i shkëlqyer dhe mezi pres Conference Legaue”.

Related Articles