Numri i të vdekurve nga rrëshqitjet e dheut në qytetin veriperëndimor të Kinës, Xian është rritur në 21.
Kjo u bë e ditur të dielën nga autoriteti i menaxhimit të emergjencave të qytetit, gjersa Kina po përballet me reshje jashtëzakonisht të larta të verës, raporton Reuters.
Rrëshqitjet e dheut shkatërruan dy shtëpi dhe ndërpren energjinë në 900 familje, tha autoriteti në një deklaratë në llogarinë e saj WeChat.
Shiu ende përbën rreziqe përmbytjesh për disa qytete kineze përfshirë Anshanin, ku 17 mijë e 859 njerëz ishin evakuuar, sipas CCTV.