Mbrëmë u raportua për një plagosje me armë që ndodhi në fshatin Tërrnavë të Podujevës, ku një person u qëllua për motive akoma të panjohura. Policia tashmë ka nisur hetimet lidhur me incidentin, teksa i dyshuari akoma s’është kapur.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë per Ferid Hysenin, i cili po kërkohet nga Policia, pasi ka ikur menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Sipas informacioneve të para, i dyshuari e ka plagosur në këmbë një person, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve për zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur plagosja.
Sinjali ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga Policia qysh mbrëmë, por të njëjtit nuk kane qenë të qasshëm.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.