Një slogan në mbështetje të tifozëve të Dinamo Zagrebit u shfaq dje në ndeshjen mes Hajduk Split dhe Slaven Belupo.
Kujtojmë se Bad Blue Boys shkaktuan konflikte të mëdha në Greqi, ku mbeti i vrarë një tifoz i AEK-ut. Qindra tifozë kroat janë arrestuar dhe janë aktualisht në burgun e Athinës.
Rivalët e përbetuar të Dinamo Zagreb, tifogrupi, Torcida ngriti sloganin: “Liri për Bad Blue Boys”.
Kështu kanë dashur të solidarizohen tifozët e Hajdukut dhe sigurisht që do të ketë shumë komente për këtë mesazh nga tribuna veriore.