ZYRTARE: Shtyhet ndeshja mes SC Gjilanit dhe Prishtinës

ZYRTARE: Shtyhet ndeshja mes SC Gjilanit dhe Prishtinës

SC Gjilani ende nuk i ka zyrtarizuar pronarët e rijnë pas dorëheqjes së kryetarit Florim Zuka, si pasoj e dorëheqjes së Zukës, skuadra gjilanase nuk i ka nisur ende garat, duke e shtyrë ndeshjen ndaj Lirisë në kuadër të xhiros së parë, shkruan Gazeta Enigma.

Po ashtu SC Gjilani ka bërë kërkesë që të shtyhet edhe ndeshja e xhiros së dytë ndaj Prishtinës ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës.

Komisioni i garave të FFK-së e ka aprovuar kërkesën e Gjilanit duke e shtyrë ndeshjen për të hënën e ardhshme, raporton Gazeta Enigma.

“Komisioni i Garave aprovon kërkesën e SC Gjilani që për shkak të problemeve organizative dhe me mirëkuptimin e FC Prishtina, ndeshja e paraparë të zhvillohet të shtunën më 19 gusht të shtyhet për të hënën më 21 gusht në orën 17:00”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Related Articles