Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar V.Sh (18-vjeçar) në Kaçanik, pasi dyshohet se e postoi armën e zjarrit në rrjetin social Snapchat.
Në njoftimin e Policisë, thuhet se të mërkurën, Sektori Rajonal i Hetimeve, kishte pranuar informacionin për rastin në fjalë.
“Hetuesit rajonal në bashkëpunim me policët hetues të stacionit në Kaçanik i kanë marrë veprimet e menjëhershme dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë nisur hetimet, ndërsa kanë arritur që të identifikojnë personin e dyshuar V.SH (M/K) i moshës 18 vjeçar, i cili është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit është liruar për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore, ndërsa arma ( pistoletë) është konfiskuar”, thuhet në njoftim
Bëhet e ditur se rasti është cilësuar si “Armëmbajtje pa leje”. / Gazeta Enigma.