Prishtinë: Blen mall me kartelë të huaj, arrestohet i dyshuari

Prishtinë: Blen mall me kartelë të huaj, arrestohet i dyshuari

Të mërkurën rreth orës 16:20, është arrestuar një person në Prishtinë pasi që dyshohet se ka tentuar të paguajë me kartelë të huaj.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, si prova materiale janë sekuestruar një telefon , një llap-top, dy fletë porosi dhe dy kuponë fiskalë.

“Prishtinë 16.08.2023-16:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti është ndaluar në momentin e pranimit të mallit i cili dyshohet se është blerë me kartelë bankare të huaj, duke u përdorur në mënyrë të paautorizuar. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij si prova materiale janë sekuestruar: një telefon , një llap-top, dy fletë porosi dhe dy kuponë fiskal. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Related Articles