Raportohet se shtatë policë të rinj serb në komunat veriore kanë dhënë dorëheqje

Raportohet se shtatë policë të rinj serb në komunat veriore kanë dhënë dorëheqje

Shtatë pjesëtarë të rinj të Policisë së Kosovës nga komuniteti serb kanë dhënë dorëheqje.

Burime të IndeksOnline bëjne me dije se 4 prej tyre në Leposaviq, 2 në Zveçan dhe 1 në Mitrovicë janë dorëhequr nga Policia e Kosovës.

Më herët, ambasadori amerikan, Jeff Hovernier ka thënë se është duke i ndjekur nga afër zhvillimet pas “dorëheqjes” së tre policëve të rijnë serb në veri.

Në anën tjetër, Shefi i EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, ka thënë se është duke i parë me shqetësim dorëheqjet e fundit të tre serbëve të Kosovës të saporekrutuar si pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Në llogarinë e tij në Twitter, ai ka theksuar se EULEX-i po i ndjek nga afër këto zhvillime shqetësuese.

Related Articles