Rreshteri i FSK-së: Falë Amerikës vendim im sot ekziston

Rreshteri i FSK-së: Falë Amerikës vendim im sot ekziston

Rreshteri i Forcës së Sigurisë së Kosovës Blerim Sherifi, ka diplomuar në kursin e avancuar në Institutit e Avancuar të avancuar të Gjuhës Angleze, në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në ceremoninë e diplomimit, para të pranishmëve Sherifi, mbajti një fjalim.

Sherifi tha se falë Amerikës ekziston Kosova.

“Ne populli i Kosovës sot jetojmë të lirë në Kosovën tonë të pavarur. Unë e di që secili nga ju këtu përfaqësoni shtetet dhe kombet që keni aleancë dhe partneritet me SHBA-të, sidoqoftë, mua më duhet të theksoj se ne përbëjmë një rast krejt tjetër të partneritetit dhe lidhjes emocionale ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve”, tha Sherifi.

Ai theksoi se ShBA-të i kanë dhënë Kosovës, diçka që e ka pritur me shekuj, lirinë dhe pavarësinë.

“Si një nëntëvjeçar gjatë kohës së luftës, unë ende mbaj mend ditën që u bë kthesa e madhe historike duke sjellur lotë gëzimi të çdo qytetari, ku secili kuptoi që luftës dhe derdhjes së gjakut të qytetarëve të pafajshëm i kishe ardhur fundi dhe se ne do të jetojmë në liri dhe të pavarur”, teksoi ai.

Fjalimi i plotë:

I nderuar Kolonel SCHAFER, Komandant i shkollës !

Të nderuar të pranishëm në këtë ceremoni.

Të nderuar ju mysafirët e mi të cilët keni ardhur për të ndjekur ceremoninë time të diplomimit të Kursint të Avancuar për Instruktor të Gjuhës Angleze në Institutin e Mbrojtjes së Gjuhës Angleze në Texas të SHBA-ve.

Të hënën e kaluar pranova një telefonatë nga shkelqësia e tij, Ministri i ri i Ministrisë së Mbrojtjes Z. Ejup MAQEDONCI, dhe kam nderin dhe privilegjin të përcjell përshendetjet e tij të përzemërta për Komandantin e DLI dhe urimet e më të mira për të gjithë ata që diplomojnë sot.

Të nderuar të pranishëm para se të flas për përvojen time këtu në DLI, dua që nga thellësia e zemrës të falenderoj këtë komb të madh Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ofrimin e paqes, të qenurit shpëtimtar dhe shërues dhimbjeve të shumë kombeve që vuajnë mbarë botës, përfshirë edhe vendin tim të dashur Kosovën.

Fal ndihmës së Amerikës, vendi im egziston sot, dhe se ne populli i Kosovës sot jetojmë të lirë në Kosovën tonë të pavarur.

Unë e di që secili nga ju këtu përfaqësoni shtetet dhe kombet që keni aleancë dhe partneritet me SHBA-të, sidoqoftë, mua më duhet të theksoj se ne përbëjmë një rast krejt tjetër të partneritetit dhe lidhjes emocionale ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve.

Shumë vite më parë, diku në vitin 1917 autori dhe diplomati i mirënjohur shqiptar Fan. S. NOLI shkroi poemën e tij shumë të njohur” Nënë ti mos ke frikë, se i ke djemët në Amerikë”.

SHBA- të i dhanë Kosovës diçka që kemi pritur ndër shekuj, ishte UÇK së bashku me Amerikën që i sollën popullit të Kosovës lirinë dhe pavarësinë në shtëpitë e tyre.

Si një nëntëvjeçar gjatë kohës së luftës, unë ende mbaj mend ditën që u bë kthesa e madhe historike duke sjellur lotë gëzimi të çdo qytetari, ku secili kuptoi që luftës dhe derdhjes së gjakut të qytetarëve të pafajshëm i kishe ardhur fundi dhe se ne do të jetojmë në liri dhe të pavarur.

Dhe sot, unë jam fuqishëm i sigurtë që partneriteti dhe miqësia jonë e sinqertë dhe e thellë e krijuar ndër vite do të vazhdoj vetëm të fuqizohet dhe lulëzoj.

Të nderuar ju kolegë, do të ishte jo njerëzore të mos falenderoj personelin ushtarak dhe civil të shkollës për punën dhe mbështetjen e parezervë për të gjithë studentët ndërkombëtar.

Do të dëshiroja të falenderoj dy zonjat e nderuara znj/ Joessfine NELSON dhe znj/ Tifanny GEORGE për përkrahjen e pashoq, dhe punën e mrekullueshme që ju bëni. Mbështetja dhe ndihma juaj erdhi në shumë mënyra sa që nuk mundem të i numëroj tani.

Një falenderim i madh shkon edhe për departamentin e shkollës për vizitat që na mundësuan të mësojmë shumë për Kulturën dhe diversitetin Amerikan, historinë amerikane, të drejtat e njeriut, ligjin e luftës dhe tregun e lirë amerikan. Të dashur mësuesit tanë, ju faleminderit nga zemra për durimin, këshillat, mbështetjen tuaj gjatë shkollimit tonë këtu. Ju faleminderit për besimin që kishit në ne, edhe kur ne vet dyshonim në veten tonë, ju faleminderit që na sfidonit me shumë detyra dhe angazhime edhe pse për ne nuk ishte e lehtë dhe ju faleminderit për mbështetjen tuaj të palëkundur edhe kur ne bënim gabime. Më lejoni të falenderoj tre mentorët e mi me të cilët pata rastin të punoj gjatë këtyre 4 muajve, të faleminderit nga zemra i nderuar Z/ Ruedemann, Z/ Allen, dhe Z/ Morales për mësimet jetësore që na mësuat duke na bërë njerëz më të mirë dhe më të zgjuar.Të dashur ju mentorët e mi, dua të ju siguroj se puna juaj e palodshme dhe kontrbuti juaj janë shumë lartë të vlerësuara nga ne.

Të dashur ju pjesëmarrës, nuk mund të lë podiumin pa falenderuar Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ambasadën Amerikane në Kosovë, për mundësinë e dhënë për të ndjekur shkollimin në SHBA.

Në fund, të nderuar ju kolegët e mi me të vërtetë është vështirë të besohet se sot po i themi lamtumirë njëri- tjetërit. Ne filluam së bashku para 16 javëve dhe në fillim ishim të huaj dhe me kalimin e kohës ne u bëmë shokë e shoqe dhe punuam së bashku si një familje dhe si ekipë.

Meqë unë vi nga jeta ushtarake dhe si një Nënoficer, unë kam mësuar se nënofocerët janë shtylla kurrizore e çdo ushtrie dhe kur unë isha student në universitet unë mësova nga ish profesorët e mi se mësuseit janë shtylla kurrizore e çdo shoqërie andaj këshilla ime për mësuesit ushtarakë të gjuhës Angleze do të jetë: ju lutem bëjeni punën tuaj të mësuesit në mënyrën më të mirë pasi ne jemi ata që prekim zemrat e njerëzve dhe frymëzojmë mendjet e njerëzve.

Ju lutem më lejoni të mbaroj fjalimin tim jo me lamtumirë por u pafshim së përsëri së shpejti në trajnimet e radhës.

Ceremonia e diplomimit të Kursit të Avancuar për Instruktor të gjuhës Angleze në Institutin e Mbrojtjes së Gjuhës Angleze në SHBA.

Related Articles