Nuk mbyllet Artmotion, Gjykata Komerciale vendos në favor të kompanisë për shtyrjen e ekzekutimit të vendimeve

Nuk mbyllet Artmotion, Gjykata Komerciale vendos në favor të kompanisë për shtyrjen e ekzekutimit të vendimeve

Gjykata Komerciale e Kosovës, gjegjësisht Dhomat e Shkallës së Parë, Departamenti për Çështje Administrative, e ka aprovuar ankesën e Artmotion Sh.p.k’, për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK), agjenci kjo në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, për pezullim të certifikatës së biznesit.

Në arsyetimin e këtij vendimi, thuhet:

“I. Aprovohet si e bazuar kërkesa e paditësit Artmotion Sh.p.k., për shtyrjen e ekzekutimit të vendimeve”.

“II. SHTYHET ekzekutimi i Vendimit nr. 4608/01 i datës 01.08.2023 i nxjerrë nga Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve dhe Vendimit nr. 346 i datës 22.06.2023 i nxjerrë nga Zëvendës Drejtorja e Përgjithshme e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë, derisa Gjykata të vendosë me vendim përfundimtar gjyqësor përkitazi me padinë e paditësit”, thuhet në vendimin e Gjykatës Komerciale të Kosovës”.

VENDIMI I PLOTË:

Related Articles