Këta janë dy të dyshuarit që u kapën me drogë në Gjilan, dërgohen në mbajtje

Këta janë dy të dyshuarit që u kapën me drogë në Gjilan, dërgohen në mbajtje

Operacioni i Policisë së Kosovës përmes aksionit “Goditja” rezultoi me sekuestrimin e një sasie të lëndës narkotike të llojit marihuanë, si dhe prangosjen e dy personave të dyshuar në Gjilan.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se të dyshuarit janë Leon Hyseni dhe Dion Isaku.

Sipas njoftimit, Policia kishte ndaluar të dyshuarit për kontrollë rutinë në automjet ku gjatë kontrollit, zyrtarët policorë kanë hasur në substancë narkotike marihuanë në peshë prej 26.11 gram.

Të dy të dyshuarit janë arrestuar dhe intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dy të dyshuarve është lëshuar masa e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tyre do të ngritët kallëzim penal për veprën penale “Posedimi, i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge’’.

Related Articles