Nuk janë të ralla rastet kur në shumë filma apo seriale të cilat transmetohen në platformën “Netflix” apo edhe në platforma tjera, përmendet lidhja e shqiptarëve me botën e krimit, drogën, vrasjet, trafikimin e organeve, apo degë të tjera të saj.
Seriali “The marked heart”, në të cilin bëhet fjalë për një burrë që në synim ka hakmarrjen ndaj një organizate të trafikut të organeve, e cila vrau gruan e tij, në njërin prej episodeve të sezonit të tretë e përmend Kosovën si njërin ndër shtetet ku trafikimi i organeve gjeneron miliona euro të hyra.
“Prej 120.000 transplantimeve të përformuara, në mesatarën në botë çdo vit, rreth 5 deri 10% janë të paligjshme. Është një industri që gjeneron miliona, ndoshta edhe miliarda në shumë shtete si Kosovë, Qipro, Egjipt”, dëgjohet teksa thotë njëri ndër aktorët e kastit.
Pjesë nga filmi në fjalë: