Mezani: Më ka munguar Superliga, me Gjilanin do bëjmë një kampionat të mirë

Mezani: Më ka munguar Superliga, me Gjilanin do bëjmë një kampionat të mirë

Skuadra e Gjilanit ka arritur të marrë një pikë të madhe ndaj Prishtinës në xhiron e dytë të Superligës së Kosovës në futboll.

Gjilani që hyri në këtë lojë kryesisht me lojtarë të rinj arriti të marrë një barazim shumë me vlerë ndaj Prishtinës së Debatik Currit.

Pas ndeshjes, trajneri i rikthyer tek Gjilanit, Mezani u shpreh shumë i lumtur me paraqitjen e lojtarëve të tij.

“Unë jam i nderuar që jam sërish pjesë e Superligës së Kosovës. Sot jo veç Bllaca, por të gjithë lojtarët luajtën shumë mirë – nuk kishim shumë raste, sepse disa prej lojtarëve e kishin lojën e parë në Superligë. Bllaca ka qenë portier i tretë – sot më ka befasuar, uroj që ai të vazhdojë kështu, ai do rritet më shumë”, tha Mezani për Art Sport2.

“Kemi një kryesi që ka një projekt të ri, duhet të afrojmë disa lojtarë me eksperiencë që të bëjmë një kampionat të mirë”, përfundoi ai.

Related Articles