Presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi është shumë i sigurt se sulmuesi Kylian Mbappe do qëndrojë në “Parkun e Princave”.
Francezi është i lidhur me largimin nga PSG-ja dhe kalimin te Real Madrid, me kontratën që i skadon vitin tjetër, ndërsa ka refuzuar disa oferta për rinovim, transmeton lajmi.net. Sidoqoftë, Al Khealifi për L’Equipe e ka bërë të qartë se Mbappe asnjëherë nuk do largohet.
“Do jem shumë i qartë. Kylian Mbappe do vazhdojë këtu te PSG-ja, ne asnjëherë nuk do ta shesim dhe ai kurrë nuk do largohet si agjent i lirë. E pamundur”, deklaroi ai. Ndërkohë, thuhet se Reali është duke provuar të shesë disa yje për të financuar transferimin e Mbappes.