Kryeministri Albin Kurti, po qëndron edhe sot në Athinë, ku është takuar me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis.
Ata janë takuar në Manastirin Maximos.
Burime qeveritare të Greqisë thanë se në takimin Kurti – Mitsotakis është biseduar për vazhdimin e zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe me fokus në bashkëpunimin ekonomik, shkruan ana-mpa, transmeton KP.
Bëhet e ditur se Mitsotakis nënvizoi rëndësinë që Greqia i jep dialogut Beograd-Prishtinë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.