Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në një familje në Deçan, ku një vajzë e mitur dyshohet se ka rrahur babanë e saj 45-vjeçar.
Viktima e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se e bija 17-vjeçare e ka sulmuar me thikë kuzhine pasi nuk kishin cigare për t’i dhënë, siç i kërkonte.
Si pasojë e dhunës, viktima ka marrë lëndime trupore dhe ka kërkuar tretman mjekësor në spital, ndërkohë që e dyshuara është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor, njofton Sinjali.
Me urdhër të prokurorit, e mitura është ndaluar për 24 orë dhe e njëjta do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.