Gabriel Escobar, të martën shkoi në Bruksel.
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, aty u prit nga emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Lajçak, njoftoi se me Escobarin dhe ekipet përkatëse bënë një diskutim të thelluar mbi Dialogun, gjendjen aktuale e rrugën përpara, bashkë me çështje tjera rajonale.
Ky takim po konsiderohet se është në funkion të planit euro-amerikan për t’i ndezur motorët diplomatik në procesin e bisedimeve kosovaro-serbe.
Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, i tha Zërit të Amerikës se në shtator sheh tentime që problemet Kosovë-Serbi të zgjidhen, e jo të ketë krizë.
Një studiuese e procesit të bisedimeve thotë se është e zorshme të mendohet që deri në fund të këtij viti të ketë ujdi finale mes dy vendeve.