Dy muaj më parë se në kafenenë ‘Gusto’ në sheshin kryesor të Mitrovicës, në orët e hershme të mëngjesit lokali ishte cak i një sulmi të rrezikshëm. Disa persona të panjohur kishin hedhur granatë dore drejt lokalit ndërsa janë shkaktuar dëme të mëdha në inventar.
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas dy muajsh kërkime, kanë arritur t’i arrestojnë dy të dyshuarit A.D. 25-vjeçar dhe G.H.,20 vjeçar.
Policia njofton se personat e arrestuar dyshohen për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”
Sipas njoftimit, pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
Policia bënë të ditur se në bazë hetimit dhe ekzaminimit të vendit të ngjarjes, dyshohej se mjeti shpërthyes kishte qenë granatë dore.
“Shpërthimi kishte ndodhur në afërsi të derës së hyrjes së lokalit dhe si pasojë e shpërthimit kishte pasur dëme materiale në atë lokal e gjithashtu ishin dëmtuar xhamat edhe të dy lokaleve të tjera. Në lidhje me rastin ishte njoftuar prokuroi dhe sipas udhëzimeve të tij ishte iniciuar rasti për veprën penale ,,Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm””, thuhet në njoftimin e Policisë.
Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve të DRP-Mitrovicë Jugu kishin zhvilluar hetime intensive disa mujore në lidhje me këtë rast dhe kishin arritur të siguronin prova materiale të rëndësishme për identifikimin e personave të dyshuar.
“Provat i ishin prezantuar prokurorit dhe pasi ishte siguruar Urdhëresa për kontroll nga ana e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, hetuesit rajonal sot me datë 23.08.2023, kanë realizuar kontrollin në një lokacion dhe kanë gjetur prova të reja të cilat janë sekuestruar. Pas kontrollit, në bazë të dyshimit të arsyeshëm janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale në fjalë”, thuhet në njoftim.