Nënshkrimi i ri i Barcelonës , Ilkay Gundogan, ka mbetur i zhgënjyer dhe i hutuar nga humbja e vazhdueshme e kohës, faullet dhe përpjekjet për të mashtruar gjyqtarin në La Liga.
Sipas Xavier Bosch të Mundo Deportivo, Gundogan mbeti i befasuar nga simulimet dhe provokimet e kundërshtarëve në ndeshjen e tij debutuese në La Liga kundër Getafes pa ndonjë ndëshkim serioz nga gjyqtari.
Ndaj Getafes, topi ishte në lojë vetëm në 62 minuta nga 97 minutat e luajtura dhe kjo e ka zhgënjyer mesfushorin gjerman.
Në atë ndeshje, Damian Suarez goditi me bërryl mesfushorin gjerman dhe mbeti i pandëshkuar, ndërsa Raphinha u largua me të kuq për një shkelje më pak të rëndë.
Një dukuri e ngjashme u përjetua në ndeshjen kundër Cadiz ku Gundogan pësoi shumë faulle, me lojtarët që shpesh përpiqeshin të mashtronin gjyqtarin
Gundogan është më shumë i mësuar me jetën në Ligën Premier, ku faullet, humbja e kohës dhe simulimet ndëshkohen më rëndë. /