Albion Rrahmani ka shënuar golin e tij të parë në debutim me Rapid Buchurestin, raporton Gazeta Enigma.
“Lewa” u inkuadrua në lojë në fillim të pjesës së dytë dhe vetëm pas 20 minutave ai gjeti rrugën e golit.
Sulmuesi kosovar u fut në ndeshje në minutën e 46-të, kur skuadra e tij po fitonte 2-1 ndaj Craoivas.
Ishte minuta e 65-të e takimit, kur Rrahmani u asistua prej Funsho Bamgboye për rezultatin 4-2, derisa ishin shënuar dy gola para të tijit.
Ish-ylli i Ballkanit do të shpresojë që golat të mos ndalen për të, duke synuar të rritet edhe më shumë si lojtar.