Stadiumi i Budapestit, Puskas Arena do të jetë një nga stadiumet mikpritëse të Euro 2020.
I rindërtuar dhe një nga më të bukurit në Evropë, kryevepra hungareze do të pres katër ndeshje të kampionatit evropian. Ndeshjet Hungari – Portugali (15 qershor 17:00), Hungari – Francë (19 qershor 14:00), Portugali – Francë (23 qershor 17:00) dhe një ndeshje e 1/8 (27 qershor 17:00) do të luhen në këtë stadium.
E veçanta e kësaj është se stadiumi do të jetë me kapacitet të plotë, me 67,215 vende për tifozët. Puskas Arena është stadiumi i vetëm që lejohet të mbushet i tëri pasi që stadiume tjera do të lejohen me 25%-30% të kapacitetit.