Njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Demush Shasha ka bërë të qartë se liberalizimi i vizave për Kosovën nuk ka shanse që të pezullohet nga Bashkimi Evropian, shkruan Gazeta Enigma.
Shasha ka thënë se pezullimi i liberalizimit të vizave ndodh vetëm në raste ekstreme siç ishte fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
“Pezullimi i liberalizimit të vizave është akt ekstrem që merret në raste ekstreme. Për shembull Rusisë iu pezullua vetëm pasi që pushtoj Ukrainën. Vanautusë iu pezullua vetëm pasi që refuzoj me kokëfortësi të ndal skemën e “pasaportave të arta”. Serbisë nuk iu pezullua liberalizimi përkundër që u shndërrua në portën kryesore të migrimit ilegal në BE”, ka shkruar Shasha.
Sipas Shashës nuk duhet të merren seriozisht deklaratat e njerëzve derisa nuk ka asgjë serioze nga Komisioni Evropian.
Më poshtë keni shkrimin e tij të plotë: