Osmani 100 % në linjë me Albin Kurtin: Vetëm kështu mund të shkohet në zgjedhje në katër komunat në veri

Osmani 100 % në linjë me Albin Kurtin: Vetëm kështu mund të shkohet në zgjedhje në katër komunat në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se masat e vendosura nga BE po e dëmtojnë vendin.

Ai ka thënë se normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi do të bëhet para zgjedhjeve në SHBA.

Në anën tjetër, BE ende nuk i ka hequr masat dhe po kërkon që Kosova t’i zbatojë të gjithë hapat për deeskalim të situatës në veri, përfshirë mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat veriore.

Derisa për këtë nuk po ndërmerren hapa.

Për mbajtjen e zgjedhjeve në veri, për Gazeta Blic janë deklaruar nga Presidenca e Kosovës.

Bekim Kupina, këshilltar për media, thotë se zgjedhjet në veri do të shpallen pasi të kryhet votimi për largim të kryetarëve të komunave, sipas ligjit, dhe se presidentja Osmani do ta kryjë detyrimin sipas Kushtetutës.

“Zgjedhjet e reja shpallen pasi të kryhet votimi për largim të kryetarëve të komunave, në përputhje me nenin 72 të Ligjit. Presidentja Osmani do ta kryejë këtë detyrim ashtu siç parashihet në Kushtetutë dhe në ligj”, deklaron Kupina.

Related Articles