Konjufca: Vuçiq t’i hap arkivat që të zbardhet e vërteta

Konjufca: Vuçiq t’i hap arkivat që të zbardhet e vërteta

Konjufca: Vuçiq t’i hap arkivat që të zbardhet e vërteta, Serbia është përgjegjëse për të zhdukurit me dhunë në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca bashk me presidenten e vendit, Vjosa Osmani si dhe zyrtarë qeveritarë kanë bërë homazhe pranë përmendores dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës, me rastin e shënimit të Ditës ndërkombëtare të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

Konjufca në një prononcim për media ka thënë se ende ekziston një mungesë e drejtësisë për gjithë popullin e Kosovës.

Ai tha se Serbia është përgjegjëse për të zhdukurit me dhunë në Kosovë.

“Kjo është një dhimbje që nuk përfundon këtu. Një mungesë e drejtësisë për familjarët dhe për gjithë popullin tonë të cilëve Serbia, ua zhduku me dhunë më të dashurëve të tyre. Me vetë faktin që këtyre viteve të fundit në shumë lokacione të Serbisë u gjendën trupat e më të dashurëve tonë si në Peruqac, në Rudnicë, Kizhevak e kjo tregon që harta ku bashkësia ndërkombëtare duhet t’i kërkojë të zhdukurit është Serbia”, ka thënë ai.

Ai tha se presidenti i Serbisë dhe institucionet atje t’i hapin arkivat që të zbardhet e vërteta për mijëra të zhdukur me dhunë.

Related Articles