Deklaratat për Kurtin/ Prokuroria Speciale merr në pyetje Faton Klinakun

Deklaratat për Kurtin/ Prokuroria Speciale merr në pyetje Faton Klinakun

Kryetari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku është marrë në pyetje nga Prokuroria Speciale pas deklaratave të tij të djeshme për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se ai pas përfundimit të intervisitmit është liruar në procedurë të rregullt.

Deklaratat e djeshme të Klinakut kanë nxitur reagime të shumta në opinionin publik.

Më poshtë statusi i kreut të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku:

Aq shumë i dëshpëruar votuesi i tij saqë tha:

Votën ia dhashë për ndryshim, e ndryshim lëre që nuk ka por po shkojmë edhe më shumë teposhtë si vend dhe s’ka mbetur tjetër gjë pos me ikë jashtë.

I thashë:

As se kam votu, as ndryshim për të mirë kurrsesi që nuk kam pritur nga ai, e sa i përket daljes jashtë, më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova.

P.S

Kosovën nuk duhet, e as që guxojnë ta lëshojnë ata që kanë luftuar për të.

Related Articles