Sipas statistikave nga PowerOutage.us, numri i njerëzve pa energji në Florida është rritur në gati 265,000 mijë.
Të dhënat – të cilat përditësohen rregullisht – tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e popullsisë së zonës Big Bend të Floridës janë pa energji elektrike.
Në qarkun Wakulla, për shembull, rreth 12,000 njerëz nga 17,700 klientë të faqes së internetit janë aktualisht pa energji – gati 70%.
Në lindje, rreth 10,300 nga 13,770 klientët e gjurmuar kanë mbetur pa energji, rreth 78%.
Përqindja më e madhe e shtëpive pa energji është në Suwannee County, një zonë e brendshme në veri të Floridës.
Këtu, rreth 23,000 nga 24,800 shtëpi janë pa energji elektrike – ose rreth 92% e popullsisë, shkruan BBC.