Zyrtare: Jetmir Topalli transferohet te Manisa

Zyrtare: Jetmir Topalli transferohet te Manisa

Jetmir Topalli është larguar nga skuadra e deritanishme Istanbulspor që bën pjesë në Superligën e Turqisë.

Sulmuesi kosovar nuk ishte në planet e skuadrës së tij dhe largimi ishte i pashmangshëm duke prishur kontratën.

Por menjëherë Topalli ka gjetur skuadër të re dhe ka mbetur pjesë e futbollit turk.

Ish-anëtari i Ballkaint karrierën do ta vazhdoj te skuadra turke Manisa ku drejtor sportiv është Nderim Nexhipi.

25-vjeçari është prezantuar tanimë nga Manisa, por që nuk janë dhënë detaje për kohëzgjatjen e kontratës.

Manisa bën pjesë në Ligën e Parë të Turqisë, derisa në tre ndeshjet e para ka grumbulluar shtatë pikë ku qëllimi i klubit është të futen në elitën e futbollit turk.

Related Articles