Deklarata e kryeveteranit Klinaku për Kurtin trazon Kosovën (VIDEO)

Deklarata e kryeveteranit Klinaku për Kurtin trazon Kosovën (VIDEO)

Në mes të një dialogu që tregoi se sa e do atdheun, përdori një fjali problematike.

Kur fraza “Më parë e vras Albin Kurtin sesa ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova” mori dhenë në media, Faton Klinaku e përsëriti si përforcim në një status Facebooku, të martën mbrëma.

Kur ushtruesi i detyrës së kryetarit të  Organizatës së Veteranëve të Luftës u thirr nga Klan Kosova të mërkurën, mohoi se kjo ishte kërcënim për kryeministrin, njofton Klan Kosova.

Nga ky qëndrim që besojnë se është veç mendim personal i Klinakut, u diferencuan ish-bashkëluftëtarët e tij në Has. Për avokatin Asdren Bytyqi postimi i tillë cenon rendin juridik të Kosovës, me çka duhet marrë organi i akuzës.

Kështu edhe ndodhi, pasi në mesditë me urdhër të Prokurorisë Speciale, kryeveterani u intervistua për veprën penale “Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës’’.

Por ndryshe mendon avokati Artan Çerkini, që thotë se Kodi Penal s’e njeh kërcënimin e kushtëzuar.

Faton Klinaku u lirua me procedurë të rregullt e shumica e rasteve të tilla, sipas juristëve mbyllen me dënim me gjobë.

Related Articles