Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Kamenicë si rezultat i një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve hetimore, dje ka arritur që të arrestojë të dyshuarin T.M. (viti i lindjes 1997, mashkull kosovar shqiptar).
Sipas policisë, arrestimi i tij është bërë pasi që janë gjetur prova se i njëjti ka qenë i përfshirë së paku në tri raste të veprave penale si ,,Vjedhje’’ dhe ,,Dëmtim i pasurisë’’ raste të cilat kanë ndodhur gjatë muajve korrik dhe gusht në qytetin e Kamenicës.
“Intervistimti i të dyshuarit është bërë në prezencë të avokatit mbrojtës dhe ndaj tij prokurori i shtetit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftim.