Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama dhe Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, pasi Shqipëria merr Presidencën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Osmani ka shkruar në X, se në këtë kohë vendimtare për paqen dhe sigurinë, është e rëndësishme që Kosova dhe Shqipëria të vazhdojnë të qëndrojnë të bashkuar në promovimin e vlerave tona të përbashkëta demokratike globalisht.
Best of luck to President @BajramBegajAL, PM @ediramaal & @AlMissionUN as Albania takes over the #UNSC presidency.
At this crucial time for peace & security, it is important that we continue to stand united in promoting our shared democratic values globally. 🇽🇰🇦🇱— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) September 1, 2023