Lista Guxo e cila në zgjedhjet nacioale garoi në një koalicion parazgjedhor me Vetëvendosjen do të vazhdoj bashkëpunimin më këtë subjekt edhe në zgjedhjet lokale të cilat pritet të mbahen në vjeshtën e këtij viti.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Avdyli ka thënë se modalitetet e këtij bashkëpunimi me VV-në do të bëhen të ditura në një periudhë të mëvonshme kohore.
“ Në keto zgjedhje do të bashkëpunojmë vetëm më VV-në sepse edhe në marrëveshjen për koalicion parazgjedhor që kemi në një nga pikat parashihet edhe bashkëpunimi në zgjedhjet lokale”, ka thënë Avdyli për “Indeksonline”.
I pyetur se a do të ketë ndonjë kandidatë nga kjo listë për kryetarë të komunave, ai ka thënë se tani për tani nuk mund të thotë asgjë për këtë çështje.
E ditë më parë një tjetër deputet i këtij subjekti, Burim Karameta ka thënë se shumë shpejt do të vendoset fati politik i Listës Guxo se si do të ecet përpara duke shtuar se në zgjedhjet lokale duhet shkuar me identitetin e tyre politikë e partiak.
“Disa deputetë dhe disa koordinatorë që na kanë ndihmuar të bëhemi deputetë e ministra bashkë me mua mendojnë se ne asesi nuk duhet të shkojmë në zgjedhje pos me identitetin tonë politikë e partiak, gjithmonë në kohezion të përbashkët me LVV-në”, kishte deklaruar ai.
Shumë shpejtë pritet të dekretohet edhe data e zgjedhjeve lokale.