Arbër Zeneli do ta vazhdojë karrierën në Turqi.
Zeneli, të shtunën edhe prezantuar tek Adana Demirspori, ekip që garon në elitën e futbollit turk.
Ai me Adana Demirsporin ka firmosur kontratë trevjeçare, ndërsa është transferuar nga Reimsi i Francës.
28-vjeçari prej janarit të vitit 2019 ka qenë pjesë e Reimsit, por këtë edicion nuk e ka regjistruar asnjë paraqitje për ekipin francez.
Zeneli ka 31 ndeshje dhe 9 gola për Kosovën.
Ai është përfshirë në listë nga përzgjedhësi Primozh Gliha për ndeshjet e këtij muaji ndaj Zvicër e Rumanisë në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.
Pas dy xhirove të luajtura në Superligën e Turqisë, Adana Demirspori ka tubuar tri pikë.