Një kalimtar i rastit ka filmuar momentin kur një meteor “çau” mes për mes qiellin e natës në Turqi. Teksa kalonte nëpër atmosferë, meteori krijoi një dritë jeshile mes reve.
Onur Kaçmaz, i cili ishte duke filmuar, ndodhej në një pak lojërash në muzg kur qielli i errët papritmas mori ngjyra.
Pamjet janë filmuar në qytetin Erzurum dhe në Provincën Gumushane, në lindje të vendit.
Retë dukeshin sikur morën flakë dhe ky është efekti që krijohet kur trupi qiellor futet në atmosferën e sipërme të Tokës duke u nxehur.
A #meteor filmed in #Turkey ☄️☄️☄️ Wow! pic.twitter.com/LViejlCrUS— Luca Carabetta (@lucacarabetta) September 3, 2023