Inter dhe Milane mbyllën javën e tretë të Serie A me pikë të barabarta, ndërsa ndodhen në krye të renditjes.
Dy skuadrat milaneze, protagoniste të një fillimi të shkëlqyer të sezonit, arrijnë kështu në pushimin prej kombëtareve, të lumtura.
Tre fitore në tre ndeshje për të dyja skuadrat dhe për atë të Simone Inzaghit ashtu edhe për atë të Stefano Piolit.
Kur të rifillojë kampionati, ndeshja e parë që i pret, e vlefshme për javën e katërt është derbi i “Madonnina-s”.
Hera e fundit që këto dy skuadra janë vënë përballë njëra-tjetrës në Serie A, ndërsa ishin me pikë të barabarta dhe në krye të renditjes, ka ndodhur në vitin 1962. Në sezonin 1961-1962, në ndeshjen e javës së dytë, dy skuadrat përballeshin, ndërsa ishin barazim me pikë.