Hajnat hyjnë në një shtëpi në Mitrovicë, vjedhin çantën me stoli ari

Hajnat hyjnë në një shtëpi në Mitrovicë, vjedhin çantën me stoli ari

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje.

Kështu ka ndodhur së fundi në një shtëpi në Mitrovicën e Veriut, ku persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë hyrë brenda objektit dhe kanë vjedhur një çantë.

Sinjali mëson se pronarja e shtëpisë ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka deklaruar se brenda çantës së saj kishte disa stoli të arit që kapin vlerën e rreth 2 mijë eurove.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

Related Articles