Kërcet grushti në Prishtinë, 47-vjeçari rrah xhaxhain e tij të moshuar

Kërcet grushti në Prishtinë, 47-vjeçari rrah xhaxhain e tij të moshuar

Konfliktet brenda anëtarëve të familjes në vendin tonë janë goxha të shpeshta. Në shumë raste, situata eskalon në ofendime, kërcënime e sulme fizike, duke u dashur kështu me patjetër ndërhyrja e Policisë për t’i zgjidhur problemet.

Në një sherr janë përfshirë së fundi dy persona në Prishtinë, ku një 47-vjeçar dyshohet se ka sulmuar fizikisht xhaxhain e tij.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se i moshuari ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se pas një konflikti verbal me nipin, ai ka eskaluar në dhunë fizike duke e rrahur.

67-vjeçari ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Related Articles