Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme gjatë 24 orëve të fundit në vend, raporton Gazeta Enigma.
Në raportin e Policisë, thuhet se 43 persona janë gjobitur për mosrespektim të masave, derisa janë shqiptuar 1626 tiketa trafiku.
Asnjë aksident me fatalitet, ndërsa 27 me dëme materiale.
Në njoftim bëhet e ditur se 25 persona janë arrestuar, ndërsa 18 janë dërguar në mbajtje.