Daut Haradinaj prezanton sloganin për Kryeqytetin: #eparaPrishtina

Daut Haradinaj prezanton sloganin për Kryeqytetin: #eparaPrishtina

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ka publikuar logon me të cilën do të identifikohet partia e tij gjatë fushatës, raporton Gazeta “Enigma”.

Ai ka thënë se është i lumtur me ekipin e dizajnerëve të fushatës të cilët kanë përgatitur materialet që identifikojnë garën për Kryeqytetin.

“Sot jam i lumtur që ekipi i dizajnerëve të fushatës kanë përgatitur disa nga materialet që do t’a identifikojnë garën tonë për fitore. Hyjnesha në fron, se Prishtina ka histori e qëndresë, Sahat Kulla, se Prishtina i qëndroi kohës e mbeti e veçantë. Pallati i Rinisë se u ndërtua nga një gjeneratë e re, për të qenë pikëtakim i përhershëm i rinisë”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

Related Articles