Mëngjesin e sotëm u raportua për një rast të shantazhit në Kaçanik, ku viktimë është një grua 38-vjeçare. Ajo ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi është përballur me kushtëzimin e ish-partnerit të saj, i cili i ka kërkuar para në këmbim që mos t’ia publikojë pamjet ku ajo shihet duke kryer marrëdhënie seksuale.
Burimet e Gazetë Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë me dije se i dyshuari është Guxim Bajraliu, 34-vjeçar.
Pas denoncimit, Bajraliu është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Me urdhër të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Shantazh’.