Këto ditë në Venedik të Italisë është zhvilluar Festivali i 80-të Ndërkombëtar i Filmit në Venecia.
Ndonëse festivali këtë vit ka qenë shumë më i zbehtë për shkak të bojkotit nga yjet e filmit për shkak të grevës në Hollywood, organizimi arriti që përsëri të shkaktonte mjaft bujë.
Pjesëmarrës në edicionin e sivjetmë kanë qenë edhe dy prodhime filmike kosovare, përkatësisht filmat “A Short Trip” i regjisorit Erenik Beqiri dhe “Bota Jonë” e Luana Bajramit.
E në mbështetje të shqiptarëve pjesëmarrës në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit, ka qenë edhe vet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Ai ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në platformën X (ish-Twitter), një fotografi bashkë me kastin shqiptar në Venedik.
“Një vit i shkëlqyer për kinematografinë tonë në Festivalin e Filmit në Venecia! Urime Erenik Beqirit për fitoren e çmimit ‘filmi më i mirë Orizzonti’ me filmin ‘A Short Trip’ me Luana Bajramin dhe Tristan Halilajn dhe vetë Luanës për premierën e filmit të saj të dytë ‘Bota Jonë’ në Bienale”, ka shkruar Albin Kurti.
Excellent year for our cinematography at the Venice Film Festival!
Congratulations to Erenik Beqiri for winning Best Orizzonti Short with "A Short Trip,” featuring Luana Bajrami and Tristan Halilaj, and to Luana herself for premiering her 2nd film “Bota Jonë” at @la_Biennale. pic.twitter.com/wj3ll4RErn— Albin Kurti (@albinkurti) September 10, 2023