Më shumë se 300 mijë njerëz në Marrakesh dhe rrethinat e tij janë prekur nga tërmeti i fuqishëm që goditi Marokun, thotë Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA).
Thuhet se OCHA ishte “duke monitoruar nga afër situatën dhe është e gatshme të mbështesë”.
Në një deklaratë të mëparshme, OKB tha se ishte e gatshme të “ndihmonte qeverinë e Marokut në përpjekjet e saj për të ndihmuar popullsinë e prekur”.
Tërmeti që goditi të premten Marokun kishte epiqendrën në Marrakesh dhe la të vdekur mbi 2 mijë persona, raporton BBC.