Pak më parë u raportuar për të shtëna me armë zjarri në Podujevë, ku për pasojë një person ka mbetur i vrarë. Sipas informacioneve që ka Sinjali edhe dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur nga ky incident me armë.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipi mjekësor dhe njësitet policore ku po kryhen ekzaminimet e nevojshme.